«Bir i njeriut, nis vajtimin për mbretin e Tirit e thuaji se kështu thotë Zoti im, ZOTI: ti ishe vula e përsosurisë, plot urti e me bukuri të përkryer. Ti ishe në Eden, në kopshtin e Perëndisë. Çdo gur të çmuar kishe për mbulojë: rubin, krisolit e smerald, topaz, oniks e diaspër, safir, granat e beril. Me zeje ari ishin lodrat e tua, gdhendjet e tua në ditën e krijimit tënd qenë bërë gati. Ishe si kerub mbrojtës krahëhapur. Të vura mbi malin e shenjtë të Perëndisë e mbi gurë të zjarrtë ecje. Të përsosura i kishe sjelljet që nga dita kur u krijove deri kur u gjet te ti paudhësia. Për shkak të begatisë së shkëmbimeve të tua, u dende me dhunë në mesin tënd e mëkatove. Atëherë të flaka si të përdhosur nga mali i Perëndisë e të shkatërrova, o kerub mbrojtës, nga mesi i gurëve të zjarrtë.
Lexo Ezekieli 28
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Ezekieli 28:12-16
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video