ZOTI i tha Moisiut: «Ngrije tendën, tendën e takimit, në ditën e parë të muajit të parë. Vendose arkën e dëshmisë pas velit. Sille tryezën e shtroje siç duhet. Sille shandanin e vendosi llambat. Vendose altarin e artë që përdoret për të djegur temjan, përpara arkës së dëshmisë e vare perden në hyrje të tendës. Vendose altarin e flive të shkrumbimit përpara hyrjes së tendës, tendës së takimit. Legenin vendose ndërmjet tendës së takimit e altarit dhe mbushe me ujë. Rrethoje oborrin e vare perden në hyrje të tij. Merre vajin e vajosjes dhe vajos tendën me tërë orenditë. Shenjtëroje bashkë me tërë enët përkatëse që tenda të jetë e shenjtë. Vajose altarin e flive të shkrumbimit bashkë me tërë enët përkatëse. Shenjtëroje që altari të jetë tejet i shenjtë. Vajose legenin bashkë me bazën dhe shenjtëroje.
Lexo Dalja 40
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Dalja 40:1-11
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video