«Kështu, Becaleli, Oholiabi dhe tërë ata të cilëve ZOTI u dha urti e dituri për të kryer çdo punë në ndërtimin e shenjtërores, do të bëjnë gjithçka që ka urdhëruar ZOTI». Atëherë Moisiu thirri Becalelin, Oholiabin dhe çdo njeri të cilit ZOTI i kishte dhënë urti dhe që ishte treguar i gatshëm të punonte. Ata i morën nga Moisiu tërë dhuratat që izraelitët kishin sjellë për të ndërtuar shenjtëroren. Por populli vazhdoi të kushtonte vullnetarisht mëngjes për mëngjes. Prandaj, secili nga mjeshtrat që po ndërtonte shenjtëroren, u kthye nga puna dhe i tha Moisiut: «Populli po sjell më shumë se ç'duhet për punën që ZOTI urdhëroi të bëhet». Atëherë Moisiu dha urdhër dhe lajmi u përhap në fushim që asnjë burrë apo grua, të mos dhurojë më për ndërtimin e shenjtërores. Kështu, populli ndaloi së dhuruari, sepse ato që kishin sjellë ishin më se të mjaftueshme për tërë punën.
Lexo Dalja 36
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Dalja 36:1-7
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video