Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Dalja 35

35
Dita e shtunë
1Moisiu e mblodhi tërë bashkësinë e Izraelit e i tha: «Këto janë gjërat që Zoti ka urdhëruar të bëhen: 2“Gjashtë ditë do të punohet, por dita e shtatë do të jetë e shenjtë, ditë pushimi për nder të Zotit. Kush bën punë në këtë ditë, të dënohet me vdekje. 3Ditën e shtunë nuk do të ndezësh as zjarr në vatër”».
Përgatitja e tendës
4Pastaj Moisiu i tha tërë bashkësisë së Izraelit: «Ja çfarë urdhëron Zoti: 5“Kushtojini Zotit dhurata. Kushdo që jep me gjithë zemër, t'i sjellë Zotit ar, argjend, bronz, 6lesh me ngjyrë vjollcë, të purpurt e të kuqe të ndezur, pëlhurë liri e lesh dhie, 7lëkurë dashi të ngjyrosur në të kuqe, lëkurë të çmuar, dru akacieje, 8vaj për ndriçim, erëra të mira për vajin e vajosjes dhe për temjanin erëkëndshëm, 9gurë oniksi dhe gurë të tjerë për të stolisur efodin dhe parzmoren.
10Tërë mjeshtrat mes jush të vijnë e të bëjnë gjithçka që urdhëroi Zoti: 11tendën bashkë me mbulesat, grremçat, dërrasat, traversat, shtyllat e bazat; 12arkën bashkë me shufrat, pajtimoren e velin ndarës; 13tryezën bashkë me shufrat, tërë enët përkatëse e bukën e paraqitjes; 14shandanin që ndriçon bashkë me tërë enët përkatëse, llambat e vajin; 15altarin e temjanit bashkë me shtyllat, vajin për vajosje e temjanin erëkëndshëm; perden e hyrjes së tendës; 16altarin e flive të shkrumbimit bashkë me skarën prej bronzi, shufrat e enët përkatëse; legenin bashkë me bazën; 17pëlhurat e oborrit bashkë me shtyllat, bazat e perden e hyrjes; 18kunjat e tendës e të oborrit bashkë me litarët; 19dhe rrobat e endura që përdoren për të shërbyer në shenjtërore, rrobat e shenjta të priftit Aron e rrobat e bijve të tij që shërbejnë si priftërinj”».
20Pastaj tërë bashkësia e Izraelit u largua nga Moisiu. 21Atëherë të gjithë ata që ishin të gatshëm e dorëdhënë sollën dhurata për Zotin, që të përdoreshin për tendën e takimit gjatë shërbesës dhe për rrobat e shenjta. 22Burra e gra erdhën e kushtuan me gjithë zemër kapëse, vathë, unaza, varëse dhe çdo send të artë si fli lartësimi për Zotin. 23Kush kishte lesh me ngjyrë vjollcë, të purpurt dhe të kuqe të ndezur, pëlhurë liri dhe lesh dhie, lëkurë dashi të ngjyrosur me të kuqe dhe lëkurë të çmuar, i solli. 24Kush mund të kushtonte dhurata argjendi e bronzi i dhuroi për Zotin. Kush kishte dru akacieje që hynte në punë, e solli. 25Çdo grua e aftë tori lesh dhe solli pëlhurë liri e fill me ngjyrë vjollcë, të purpurt e të kuqe të ndezur. 26Të gjitha ato që ishin të gatshme të përdornin aftësitë e tyre, torën lesh dhie. 27Krerët sollën gurë oniksi, gurët që stolisin efodin dhe parzmoren, 28erërat e mira dhe vajin që përdoret për llambat, për vajin e vajosjes dhe për temjanin erëkëndshëm. 29Kështu, tërë burrat e gratë e Izraelit që u treguan të gatshëm të jepnin për punën që Zoti kishte urdhëruar të bëhej përmes Moisiut, i kushtuan vullnetarisht për Zotin.
Punëtorët e shenjtërores
30Moisiu u tha izraelitëve: «Shikoni! Zoti e ka thirrur me emër Becalelin, birin e Urit, të nipin e Hurit, prej fisit të Judës. 31E ka mbushur me shpirtin e Perëndisë, me urti, me dituri, me njohuri dhe me çdo lloj mjeshtërie, 32që të mbikëqyrë punimet e arit, argjendit e bronzit, 33të gdhendë drurët e gurët që duhen dhe të bëjë çdo gjë. 34Becalelit e Oholiabit, birit të Ahisamakut, prej fisit të Danit, Zoti u dha aftësinë për të mësuar të tjerët. 35Ai u dha aftësi për të punuar çdo gjë që gdhendet, që kërkon mjeshtëri, që qëndiset e që endet me li të hollë e me lesh ngjyrë vjollcë, të purpurt, të kuqe të ndezur. Ata janë të aftë të bëjnë çdo punë e mjeshtëri».

Aktualisht i përzgjedhur:

Dalja 35: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr