Moisiu e merrte tendën dhe e ngulte jashtë fushimit, larg nga fushimi i izraelitëve. Atë e quajti tenda e takimit. Kushdo që kërkonte këshilla nga ZOTI shkonte te tenda e takimit që ishte jashtë fushimit. Sa herë që Moisiu shkonte te tenda, i gjithë populli ngrihej e dilte te hyrja e tendës se vet për të parë Moisiun kur hynte në tendë. Me të hyrë Moisiu, shtylla e resë zbriste te hyrja e tendës ndërkohë që ZOTI fliste me të. Kur shtylla e resë qëndronte te hyrja e tendës, gjithë populli ngrihej e përkulej me nderim te hyrja e tendës së vet. ZOTI i fliste Moisiut ballë për ballë, ashtu siç flet dikush me mikun e vet. Pastaj Moisiu kthehej në fushim, ndërsa ndihmësi i tij, djaloshi Jozueh, biri i Nunit, nuk largohej nga tenda.
Lexo Dalja 33
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Dalja 33:7-11
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video