Kur populli pa se Moisiu po vonohej të zbriste nga mali, u mblodh rreth Aronit e i tha: «Ngrihu e na bëj ca perëndi, që të na prijnë. Sa për këtë Moisiun që na nxori nga dheu i Egjiptit, nuk dimë ç'u bë me të!». Aroni iu përgjigj: «Hiquani vathët e artë grave, bijve dhe bijave dhe m'i sillni mua». Atëherë tërë populli hoqi vathët e artë dhe ia solli Aronit. Ky ua mori dhe i punoi me daltë. Bëri një viç të metaltë e u tha: «Këta janë perënditë e tu, o Izrael, që të nxorën nga dheu i Egjiptit». Aroni e pa, i ndërtoi një altar dhe thirri: «Nesër do të kremtojmë për nder të ZOTIT». Të nesërmen, u ngritën herët dhe kushtuan fli shkrumbimi e paqtimi. Populli u ul për të ngrënë e për të pirë dhe pastaj u ngrit për t'u dëfryer. Atëherë ZOTI i tha Moisiut: «Zbrit poshtë, se populli yt, që e nxore nga dheu i Egjiptit, u shthur. Shpejt e lanë udhën që i urdhërova të ndiqnin. Bënë për vete një viç të metaltë. E adhurojnë, i flijojnë fli e thonë: “Këta janë perënditë e tu, o Izrael, që të nxorën nga dheu i Egjiptit”».
Lexo Dalja 32
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Dalja 32:1-8
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video