ZOTI i tha Moisiut: «Thuaju izraelitëve: “Tregoni kujdes që të mbani të shtunën time, sepse ajo është shenjë mes meje dhe jush, brez pas brezi, që ta dini se unë, ZOTI, ju shenjtëroj. Mbajeni të shtunën, sepse është e shenjtë për ju. Kush e përdhos, të dënohet me vdekje. Kush punon atë ditë, të zhbihet prej popullit. Gjashtë ditë do të punohet, por dita e shtatë do të jetë e shtunë, një pushim i shenjtë për nder të ZOTIT. Kush bën punë të shtunën, të dënohet me vdekje. Prandaj izraelitët ta mbajnë e ta kremtojnë të shtunën brez pas brezi, si një besëlidhje të përjetshme. Ajo është shenjë e përjetshme mes meje dhe izraelitëve, sepse në gjashtë ditë ZOTI bëri qiellin e tokën, por ditën e shtatë pushoi dhe u çlodh”».
Lexo Dalja 31
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Dalja 31:12-17
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video