Moisiu shkoi e i tregoi popullit tërë fjalët e ZOTIT dhe tërë vendimet. Mbarë populli u përgjigj njëzëri: «Do t'i zbatojmë të gjitha fjalët që tha ZOTI». Atëherë Moisiu i shkroi të gjitha fjalët e ZOTIT. Në të gdhirë, Moisiu ndërtoi një altar rrëzë malit dhe dymbëdhjetë përmendore, një për çdo fis të Izraelit. Pastaj dërgoi të rinjtë e Izraelit që të flijonin dema për ZOTIN si fli shkrumbimi e paqtimi. Moisiu mori gjysmën e gjakut dhe e derdhi në enë, ndërsa me gjysmën tjetër spërkati altarin. Atëherë mori librin e Besëlidhjes dhe e lexoi para popullit. Ata thanë: «Do të bëjmë e do të mbajmë gjithçka që tha ZOTI». Moisiu mori gjakun, spërkati popullin dhe pastaj u tha: «Ja, ky është gjaku i besëlidhjes që ZOTI lidhi me ju sipas gjithë këtyre fjalëve».
Lexo Dalja 24
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Dalja 24:3-8
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video