Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Dalja 12:8-20

Dalja 12:8-20 AL1

Po atë natë, ta hanë mishin të pjekur në zjarr, me bukë të ndorme dhe me barishte të hidhura. Qengji të mos hahet i gjallë dhe në asnjë mënyrë i zier. Të piqet në zjarr, me kokë, këmbë e të brendshme. Të mos lihet asgjë nga qengji deri në mëngjes. Çdo gjë që mbetet në mëngjes të digjet në zjarr. Ja si do ta hani: me ijë të ngjeshura, me sandale në këmbë dhe me shkop në dorë. Ta hani me të shpejtë, sepse është Pashka e ZOTIT. Atë natë, do të kaloj nëpër vendin e Egjiptit dhe do të godas tërë të parëlindurit e tokës së Egjiptit, si të njerëzve, ashtu edhe të kafshëve. Perëndive të Egjiptit do t'ua bëj gjyqin unë, ZOTI. Gjaku, me të cilin lyet shtëpitë tuaja, do t'ju shërbejë si shenjë. Kur të godas tokën e Egjiptit, do të shoh gjakun dhe do të kaloj tutje pa ju ndëshkuar, që të mos shfaroseni. Këtë ditë përkujtojeni e kremtojeni në nder të ZOTIT. Kremtojeni brez pas brezi. Ky është rregull i përhershëm. Për shtatë ditë do të hani bukë të ndorme. Në ditën e parë do të hiqni çdo tharm prej shtëpive tuaja. Kush do të hajë bukë të mbrujtur, nga dita e parë deri në ditën e shtatë, do të zhbihet prej Izraelit. Ditën e parë dhe ditën e shtatë do të mbani një mbledhje të shenjtë. Gjatë këtyre ditëve mos bëni asnjë punë, përveç përgatitjes së ushqimit. Vetëm kjo do të lejohet. Mbajeni të kremten e Bukëve të ndorme, sepse po atë ditë unë e nxora ushtrinë tuaj nga toka e Egjiptit. Mbajeni këtë ditë brez pas brezi. Ky është rregull i përhershëm. Që nga dita e katërmbëdhjetë e muajit të parë, në mbrëmje, do të hani bukë të ndorme. Do t'i hani deri në mbrëmjen e ditës së njëzetedytë të muajit. Për shtatë ditë nuk do të ketë tharm në shtëpitë tuaja, sepse kush ha bukë të mbrujtur do të zhbihet prej bashkësisë së Izraelit, qoftë i ardhur apo vendas. Nuk do të hani asgjë të mbrujtur. Në tërë vendin tuaj do të hahet bukë e ndorme”».

Devocione dhe Plane Leximi falas për Dalja 12:8-20

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë