Në mes të natës, ZOTI goditi tërë të parëlindurit në tokën e Egjiptit, nga i parëlinduri i faraonit që ulej mbi fron, deri tek i parëlinduri i të burgosurit në qeli, si edhe të parëlindurit e kafshëve. Faraoni, tërë shërbëtorët e tij dhe tërë Egjipti u zgjuan në mes të natës. Gjëmë e madhe u bë në Egjipt, se nuk mbeti shtëpi pa të vdekur. Atëherë faraoni thirri natën Moisiun e Aronin e u tha: «Çohuni e dilni prej popullit tim, ju bashkë me izraelitët! Shkoni e shërbejini ZOTIT, ashtu siç thatë. Merrni me vete dhentë e qetë, ashtu siç kërkuat, dhe shkoni! Më bekoni edhe mua!». Egjiptianët e nxitën popullin të ikte me të shpejtë nga Egjipti, sepse thoshin: «Po vdesim të gjithë!». Populli e mori brumin para se të mbruhej, i mbështolli magjet me rroba dhe i vuri mbi supe. Izraelitët kishin bërë siç i kishte porositur Moisiu. U kishin kërkuar egjiptianëve enë argjendi e ari dhe rroba. ZOTI kishte bërë që egjiptianët ta shihnin me sy të mirë popullin, prandaj u dhanë çfarë kishin kërkuar. Kështu, populli i Izraelit e plaçkiti Egjiptin. Izraelitët u nisën prej Ramsesit drejt Sukotit. Ata ishin rreth gjashtëqind mijë burra në këmbë, pa numëruar të vegjlit. Me ta u nisën edhe një shumicë e madhe fisesh nga kombe të tjera, si dhe bagëti të shumta me dhen e qe.
Lexo Dalja 12
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Dalja 12:29-38
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video