Moisiu thirri pleqtë e Izraelit e u tha: «Shkoni, merrni qengja për familjet tuaja dhe flijojini për Pashkë. Merrni një tufëz hisopi, ngjyejeni në enën e gjakut dhe spërkatni me të kryetraun dhe dy shtalkat e dyerve. Askush të mos dalë nga dera e shtëpisë deri në mëngjes. ZOTI do të kalojë që të ndëshkojë egjiptianët dhe, kur të shohë gjakun mbi kryetraun dhe mbi dy shtalkat e dyerve, do të kalojë tej dhe nuk do ta lërë shfarosësin t'ju hyjë në shtëpi që t'ju ndëshkojë. Mbajeni këtë rregull përherë, ju dhe fëmijët tuaj. Këtë rit ta mbani edhe kur të hyni në tokën që ZOTI do t'ju japë, ashtu siç ka thënë. Kështu, kur fëmijët t'ju pyesin se çfarë kuptimi ka ky rit, u thoni se është flija e Pashkës për ZOTIN, sepse ai i kaloi shtëpitë e izraelitëve në Egjipt kur ndëshkoi Egjiptin dhe shtëpitë tona i shpëtoi». Atëherë populli u përkul dhe adhuroi. Ata shkuan dhe bënë ashtu siç kishte urdhëruar ZOTI Moisiun e Aronin. Në mes të natës, ZOTI goditi tërë të parëlindurit në tokën e Egjiptit, nga i parëlinduri i faraonit që ulej mbi fron, deri tek i parëlinduri i të burgosurit në qeli, si edhe të parëlindurit e kafshëve. Faraoni, tërë shërbëtorët e tij dhe tërë Egjipti u zgjuan në mes të natës. Gjëmë e madhe u bë në Egjipt, se nuk mbeti shtëpi pa të vdekur.
Lexo Dalja 12
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Dalja 12:21-30
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video