Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Efesianëve 5:1-20

Efesianëve 5:1-20 AL1

Kështu pra, bëhuni shkërbim i Perëndisë, se jeni bijtë e tij të dashur. Jetoni me dashuri, sikurse edhe Krishti na deshi dhe e dha veten për ne, si kushtim e fli erëkëndshme për Perëndinë. Por kurvëria e çdo ndyrësi a lakmi as të mos përmenden ndër ju, se kështu u ka hije të shenjtëve. As nuk duhet të thoni fjalë të ndyta, të marra e të pështira, që nuk ju kanë hije, por, përkundrazi, thoni fjalë që falënderojnë Perëndinë. Ta dini mirë: asnjë kurvar, asnjë i fëlligësht e asnjë lakmitar, gjëra të cilat janë idhujtari, nuk do të kenë trashëgim në mbretërinë e Krishtit e të Perëndisë. Askush të mos ju mashtrojë me fjalë të zbrazëta, sepse për shkak të këtyre gjërave vjen zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e mosbindjes. Prandaj mos kini asgjë të përbashkët me ta. Dikur ishit në errësirë, ndërsa tani që besoni në Zotin jeni në dritë. Jetoni, pra, si bij të dritës, sepse fryti i dritës është mirësia, drejtësia dhe e vërteta. Përpiquni të kuptoni se çfarë është e pëlqyeshme për Zotin. Mos merrni pjesë në veprat e pafrytshme të errësirës, por, përkundrazi, paditini. Gjërat që ata bëjnë në fshehtësi është turp edhe të zihen në gojë, por kur dalin në dritë, bëhen të dukshme. Çdo gjë që bëhet e dukshme, bëhet dritë. Prandaj thuhet: Zgjohu, o ti që fle! Ngrihu prej të vdekurve e Krishti do të shndritë mbi ty. Prandaj kini kujdes si jetoni. Mos jetoni si të marrë, por jetoni si të mençur. Përdoreni mirë kohën, se po jetojmë ditë të këqija. Mos u bëni të marrë, por kuptoni se cili është vullneti i Zotit. Mos u dehni me verë, në të cilën gjendet shthurja, por mbushuni me Shpirtin, duke kënduar mes jush psalme, himne e këngë shpirtërore, duke kënduar e duke lavdëruar Zotin me zemrën tuaj, duke e falënderuar Perëndinë Atë gjithmonë e për gjithçka, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht.

Devocione dhe Plane Leximi falas për Efesianëve 5:1-20

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë