Prandaj kujtohuni se ju dikur keni qenë kombe që jetonit në dobësinë e mishit e jeni quajtur të parrethprerë nga judenjtë që quhen të rrethprerë. Ata janë rrethprerë në mish nga dora e njeriut. Në atë kohë, ju ishit pa Krishtin, nuk i përkisnit popullit të Izraelit, ishit të huaj për besëlidhjet e premtimit dhe nuk kishit shpresë e as Perëndi në këtë botë. Por tani përmes Krishtit Jezu, ju që dikur ishit larg nga Perëndia, iu afruat atij me anë të gjakut të Krishtit. Krishti është paqja jonë, është ai që nga kombet e nga judenjtë bëri një popull të vetëm dhe që në trupin e tij shembi murin që i ndante e që i bënte armiq. Ai e shfuqizoi ligjin e urdhërimeve dhe të rregullave, që t'i bashkonte me veten kombet dhe judenjtë e t'i bënte një njeri të ri, duke sjellë kështu paqen mes tyre.
Lexo Efesianëve 2
Dëgjoj Efesianëve 2
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Efesianëve 2:11-15
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video