Përsëri pashë tymnajë nën diell: dikush fillikat, pa fëmijë e pa vëlla, bën gjithë atë mund të pafund e sytë s'i kanë të ngopur me pasuri. «Për kë po punoj, që po ia mohoj vetes kënaqësitë?». Edhe kjo është tymnajë e punë e mbrapshtë. Dy vetë janë më mirë se një, se shpërblehen mirë për mundin e vet. Se, po të rrëzohen, njëri ngre tjetrin. Por, mjerë ai që rrëzohet e nuk ka kush ta ngrejë. Po ashtu, nëse dy vetë flenë bashkë, ngrohen, por ai që mbetet vetëm, si do të ngrohet? Një njeri të vetëm e mundin, por dy vetë i bëjnë ballë një njeriu. Filli i trefishtë nuk këputet lehtë.
Lexo Kuvendari 4
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Kuvendari 4:7-12
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video