Atëherë u solla për të kundruar urtinë, marrëzinë e çmendurinë. Se, ç'mund të bëjë dikush që vjen pas mbretit, që s'e kanë bërë të tjerë më parë? Pashë se urtia është më e dobishme se marrëzia, siç është drita është më e dobishme se errësira. I urti i ka sytë në ballë, i marri ecën në errësirë. Por prapë unë e di se të dy i pret i njëjti fat. Prandaj, thashë më vete: «Edhe mua më pret fati i të marrit. Atëherë, ç'dobi kam të bëhem i urtë?». Dhe thashë në zemrën time se edhe kjo është tymnajë. Se nuk mbetet përherë kujtimi i të urtit, as i të marrit, por harrohet gjithçka që në ditët në vijim. Si mund të vdesë i urti me të marrin?
Lexo Kuvendari 2
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Kuvendari 2:12-16
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video