dhe u përpoqa me zemër të hetoja e të zbuloja me anë të urtisë gjithçka që ndodh nën qiell. Kjo është një detyrë e rëndë që Perëndia ua ka dhënë njerëzve për t'u marrë me të. Kam parë gjithçka është bërë nën diell dhe, ja, gjithçka është tymnajë, si të rendësh pas erës. Çka është e shtrembër, nuk drejtohet dot, nuk mund të numërohet diçka që s'është. Atëherë thashë me vete: «Ja, unë e shtova dhe e shumova urtinë më shumë se të gjithë paraardhësit e mi në Jerusalem. Zemra ime ka parë urti e dituri të shumtë». U dhashë me zemër pas njohjes së urtisë. Edhe marrëzinë dhe çmendurinë e njoha. Por edhe kjo është si të rendësh pas erës. Se, kur urtia është e madhe, e madhe është edhe ngasja. Kush shton diturinë, shton brengën.
Lexo Kuvendari 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Kuvendari 1:13-18
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video