Kur, në të ardhmen, të të pyesë yt bir: “Çfarë kuptimi kanë dëshmitë, rregullat e vendimet që ju urdhëroi ZOTI, Perëndia ynë?”, atëherë do t'i thuash: “Ne ishim skllevër të faraonit në Egjipt dhe ZOTI na nxori nga Egjipti me dorë të fuqishme. Ai bëri para syve tanë shenja e mrekulli të mëdha e të tmerrshme kundër Egjiptit, kundër faraonit e kundër gjithë shtëpisë së tij. Na nxori prej andej, që të na sillte e të na jepte tokën për të cilën iu betua etërve tanë. ZOTI na urdhëroi t'i zbatojmë të gjitha këto rregulla e ta druajmë ZOTIN, Perëndinë tonë, që të na shkojë mbarë jeta e të na mbajë gjallë, sikurse jemi sot.
Lexo Ligji i përtërirë 6
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Ligji i përtërirë 6:20-24
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video