Mbaje ditën e shtunë e shenjtëroje, siç të urdhëroi ZOTI, Perëndia yt. Gjashtë ditë do të punosh e do të bësh gjithë punët e tua, por dita e shtatë është e shtuna e ZOTIT, Perëndisë tënd. Mos bëj gjë, as ti, as biri yt, as bija jote, as shërbëtori yt, as shërbëtorja jote, as demi yt, as gomari yt, asnjë nga kafshët e tua dhe as i huaji që rri me ty, që edhe shërbëtori e shërbëtorja jote të pushojnë si ti. Mos harro se edhe ti ishe skllav në tokën e Egjiptit dhe se ZOTI, Perëndia yt, të nxori që andej me dorë të fuqishme e me krah të fortë, prandaj dhe të urdhëroi ta mbash ditën e shtunë.
Lexo Ligji i përtërirë 5
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Ligji i përtërirë 5:12-15
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video