Ju gra, nënshtrojuni burrave, siç ka hije në sytë e Zotit! Ju burra, duajini gratë tuaja dhe mos jini të ashpër me to! Ju bij, bindjuni prindërve në gjithçka, sepse kjo gjë i pëlqen Zotit! Ju etër, mos i zemëroni bijtë tuaj, që të mos i lëshojë zemra! Ju skllevër, bindjuni në gjithçka zotërinjve tuaj tokësorë, jo sa për sy e faqe për t'u pëlqyer njerëzve, por me thjeshtësi zemre dhe duke iu druajtur Zotit! Gjithçka që bëni, bëjeni me shpirt si ta bënit për Zotin e jo për njerëzit, sepse ju e dini se prej Zotit do të merrni si shpërblim trashëgimin e mbretërisë së tij. Në të vërtetë ju i shërbeni Zotit Krisht. Ai që bën padrejtësi do të shpaguhet për padrejtësinë që bëri. Perëndia nuk mban anë.
Lexo Kolosianëve 3
Dëgjoj Kolosianëve 3
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Kolosianëve 3:18-25
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video