Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Amosi 8

8
Dita e hidhur
1«Ja çfarë më dëftoi Zoti, Zoti im: një kanistër me fruta verore. 2E më tha: “Amos, çfarë shikon?”. “Një kanistër me fruta verore”, i thashë. Pastaj Zoti më tha: “I erdhi fundi popullit tim, Izraelit. Nuk do ta fal më!
3Himnet e tempullit do të kthehen në vaje, atë ditë,
kumton Zoti, Zoti im.
Kufoma të shumta do të shkapërdahen gjithandej.
Hesht!
4Dëgjoni këtë, o ju që shtypni të vobektin,
që të përvuajturin e vendit përpini!
5Ju thoni: kur mbaron kjo hënë e re,
që të shesim drithë?
Kur mbaron kjo e shtunë?
Që grurin ta nxjerrim në treg,
që masën ta zvogëlojmë e çmimin ta rrisim,
e peshoret t'i bëjmë të rrejnë,
6që të varfrin ta blejmë me argjend,
të vobektin për një palë sandale
e mbeturinat e grurit të shesim”.
7 Zoti përbetohet për krenarinë e Jakobit:
“Kurrë nuk do t'i harroj veprat e tyre.
8A nuk do të trandet toka për këtë,
a nuk do të vajtojnë tërë banorët e saj?
A nuk do të mbufatet e gjithë toka porsi Nili,
a nuk do të përpëlitet e fashitet porsi lumi i Egjiptit?
9Atë ditë, kumton Zoti, Zoti im,
diellin do ta perëndoj në mesditë,
tokën do ta errësoj në mes të ditës.
10Te kremtet tuaja do t'i shndërroj në vaje,
këngët në vajtime.
Do të hedh grathore mbi çdo ijë,
çdo kokë do ta bëj shog.
Do ta bëj si kuja për fëmijën e vetëm,
do të marrë fund si ditë hidhërimi.
11Ja, po vijnë ditët,
kumton Zoti, Zoti im,
kur do të çoj urinë mbi tokë,
jo uri për bukë, apo etje për ujë,
por uri për të dëgjuar fjalët e Zotit.
12Do të enden nga deti në det,
nga veriu në lindje,
do t'i bien kryq e tërthor,
për të kërkuar fjalën e Zotit,
por nuk do ta gjejnë.
13Do të meken atë ditë nga etja
vashat e bukura e djelmoshat,
14ata që bëjnë be për fajin e Samarisë
e thonë: pasha Perëndinë tënd, o Dan!
Pasha udhën e Bershebës!
Ata do të bien
e kurrë nuk do të ngrihen”».

Aktualisht i përzgjedhur:

Amosi 8: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr