Një engjëll i Zotit i foli Filipit e i tha: «Ngrihu e shko drejt jugut, në rrugën që zbret nga Jerusalemi në Gazë». Ajo është një rrugë e shkretë. Filipi u ngrit e shkoi. Ai pa një eunuk etiopas, zyrtar i lartë i Kandakës, mbretëreshës së etiopasve, kujdestar i tërë thesarit të saj. Ky kishte qenë në Jerusalem për të adhuruar e tani po kthehej, ulur në karrocën e vet, duke lexuar profetin Isai. Atëherë Shpirti i tha Filipit: «Shko e hip në atë karrocë!». Filipi shkoi me vrap, e dëgjoi eunukun duke lexuar profetin Isai e i tha: «A e kupton atë që po lexon?». Ai i tha: «E si mund ta kuptoj po nuk më udhëzoi dikush?». Pastaj e ftoi Filipin të hipte në karrocë e të ulej pranë tij. Pjesa e Shkrimit që ai po lexonte ishte kjo: e çuan si dele për t'u therur, si qengjin që shkon për t'u qethur pa bëzajtur e ai nuk e hapi gojën. E poshtëruan e ia mohuan drejtësinë. E kush mund të flasë për pasardhësit e tij? Sepse jetës së tij i dhanë fund mbi tokë. Eunuku e pyeti Filipin: «Të lutem, për kë e thotë këtë gjë profeti? Për veten e tij apo për ndonjë tjetër?». Atëherë Filipi filloi të fliste e duke u nisur nga ky Shkrim i shpalli Jezuin. Ndërsa ishin udhës, arritën në një vend ku kishte ujë dhe eunuku tha: «Ja, këtu ka ujë. Çfarë më pengon të pagëzohem?». Ai urdhëroi të ndalej karroca. Filipi dhe eunuku shkuan tek uji dhe Filipi e pagëzoi. Kur dolën nga uji, Shpirti i Zotit e rrëmbeu Filipin dhe eunuku nuk e pa më. Pastaj shkoi plot gëzim udhës së vet. Filipi u gjend në Azot dhe, gjatë udhës, u predikonte ungjillin të gjitha qyteteve, derisa arriti në Cezare.
Lexo Veprat 8
Dëgjoj Veprat 8
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Veprat 8:26-40
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video