Pali vështroi nga sinedri e tha: «Vëllezër, deri më sot kam jetuar me ndërgjegje të pastër para Perëndisë». Atëherë kryeprifti Hananiah i urdhëroi ata që ishin pranë Palit ta godisnin Palin në gojë. Por Pali i tha: «Ty do të godasë Perëndia, o mur i zbardhur! Je ulur për të më gjykuar sipas ligjit dhe, duke shkelur këtë ligj, urdhëron të më godasin». Ata që ishin aty thanë: «Ti po shan kryepriftin e Perëndisë?». Por Pali u përgjigj: «Vëllezër, nuk e dija se ishte kryeprift, sepse është shkruar: mos fol keq për krerët e popullit tënd! ». Meqenëse Pali e dinte se disa ishin saducenj e të tjerët farisenj, tha me zë të lartë në sinedër: «Vëllezër, unë jam farise, bir farisenjsh. Unë po gjykohem, sepse shpresoj në ngjalljen e të vdekurve». Sapo e tha këtë, farisenjtë e saducenjtë filluan të grinden mes tyre dhe sinedri u përça. Në të vërtetë saducenjtë thonë se nuk ka as ngjallje, as engjëj e as shpirtra të tjerë, ndërsa farisenjtë i pranojnë të gjitha këto. Atëherë u bë një zhurmë e madhe dhe disa shkrues nga ana e farisenjve u ngritën e kundërshtuan me forcë: «Nuk gjejmë asgjë të keqe te ky njeri. Po sikur t'i ketë folur një shpirt apo një engjëll?». Meqenëse ata po grindeshin gjithnjë e më shumë, kryemijësi pati frikë se mos e copëtonin Palin. Prandaj i urdhëroi ushtarët të shkonin e t'ua rrëmbenin Palin nga duart dhe ta sillnin në fortesë. Një natë më pas Zoti iu shfaq Palit e i tha: «Ki guxim! Sikurse ke dëshmuar për mua në Jerusalem, kështu duhet të dëshmosh edhe në Romë».
Lexo Veprat 23
Dëgjoj Veprat 23
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Veprat 23:1-11
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video