Në librin e parë, o Teofil, shkrova për gjithçka që Jezui bëri e u mësoi të tjerëve që nga fillimi e deri ditën kur u ngrit në qiell, pasi u kishte dhënë udhëzime nëpërmjet Shpirtit të shenjtë apostujve që kishte zgjedhur. Jezui, pas vuajtjeve dhe vdekjes, iu paraqit atyre i gjallë për dyzet ditë me shumë prova bindëse dhe u foli për mbretërinë e Perëndisë. Kur po hante me ta, i urdhëroi: «Mos u largoni nga Jerusalemi, por prisni aty premtimin e Atit që keni dëgjuar nga unë. Gjoni pagëzoi me ujë, ndërsa ju, pas pak ditësh, do të pagëzoheni me Shpirtin e shenjtë». Ata që ishin mbledhur rreth Jezuit e pyetën: «Zot, a është kjo koha kur ti do të rivendosësh mbretërinë e Izraelit?». Ai iu përgjigj: «Nuk ju takon juve të dini as kohën, as orën që ka caktuar Ati në pushtetin e vet, por kur të zbresë mbi ju Shpirti i shenjtë do të merrni fuqi e do të jeni dëshmitarët e mi në Jerusalem, në mbarë Judenë, në Samari e deri në skajet e dheut». Pasi tha këto gjëra, Jezui u ngrit lart në qiell, ndërsa ata po e shihnin dhe një re e mori lart e ata nuk e panë më.
Lexo Veprat 1
Dëgjoj Veprat 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Veprat 1:1-9
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video