Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

2 Timoteut 4

4
1Po të përbetoj para Perëndisë dhe Krishtit Jezu, që do të gjykojë të gjallët e të vdekurit kur të vijë e të mbretërojë: 2prediko fjalën e Perëndisë me këmbëngulje e në çdo kohë, ndreq, qorto e këshillo duke i mësuar të tjerët me shumë durim. 3Sepse do të vijë koha kur njerëzit nuk do ta durojnë mësimin e shëndoshë, por sipas dëshirave të tyre do të mbledhin rreth vetes mësues që iu gudulisin veshët. 4Ata nuk do t'i vënë vesh të vërtetës e do t'u kthehen përrallave. 5Por ti ji me mendje të kthjellët për çdo gjë, duro vuajtjen, kryeje punën e ungjilltarit dhe përmbushe shërbesën tënde.
6Ndërsa unë tashmë po derdhem si pija që i kushtohet Perëndisë për flijim dhe koha e lamtumirës sime erdhi. 7Luftën e mirë e luftova, garën e përfundova dhe besimin e ruajta. 8Pas kësaj më pret kurora e drejtësisë, që Zoti, gjykatësi i drejtë, do të ma japë atë ditë dhe jo vetëm mua, por edhe të gjithë atyre që kanë pritur me dashuri ardhjen e tij.
Porosi vetjake
9Nxito të vish sa më parë tek unë, 10sepse Dema, duke dashur këtë botë, më braktisi e iku në Selanik. Kreski shkoi në Galati, ndërsa Titi në Dalmaci. 11Vetëm Luka është me mua. Merre edhe Markun me vete, se ai është i dobishëm për shërbesën time. 12Tikikun e dërgova në Efes. 13Kur të vish, më sill gunën që i lashë Karpit në Troadë dhe librat, sidomos pergamenat.
14Aleksandri, bakërpunuesi, më bëri shumë të këqija; Zoti do t'ia shpërblejë sipas veprave të tij. 15Ruaju edhe ti prej tij, sepse ai i kundërshtoi fort fjalët tona.
16Në mbrojtjen time të parë asnjeri nuk më përkrahu, por të gjithë më braktisën. Kjo mos iu numëroftë për faj! 17Por Zoti qëndroi me mua e më forcoi, që përmes meje predikimi të kryhej plotësisht dhe të dëgjonin të gjitha kombet. Kështu i shpëtova gojës së luanit. 18Zoti do të më çlirojë nga çdo vepër e ligë e do të më shpëtojë për të më çuar në mbretërinë e tij qiellore. Lavdi atij, në shekuj të shekujve! Amen!
Përshëndetjet e fundit
19Të fala Priskës e Akuilit dhe atyre të shtëpisë së Onesiforit.
20Erasti mbeti në Korint, ndërsa Trofimin e lashë të sëmurë në Milet.
21Nxito të vish para dimrit.
Të bëjnë të fala Eubuli, Pudi, Lini, Klaudia dhe të gjithë vëllezërit.
22Zoti qoftë me shpirtin tënd! Hiri qoftë me ju!

Aktualisht i përzgjedhur:

2 Timoteut 4: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr