Përkundrazi, ti Timote ke ndjekur nga afër mësimin tim, sjelljen, qëllimin, besimin, durimin, dashurinë, qëndresën, përndjekjet e vuajtjet që pësova në Antioki, në Ikon e në Listër. Durova shumë përndjekje, por Zoti më shpëtoi nga të gjitha. Në të vërtetë, të gjithë ata që duan të bëjnë një jetë të përkushtuar ndaj Krishtit Jezu, do të përndiqen. Ndërsa njerëzit e ligj e mashtrues do të bëhen edhe më keq, duke mashtruar e duke u mashtruar. Por ti vazhdo të qëndrosh në ato që mësove e për të cilat u binde plotësisht, se ti e di prej kujt i mësove. Që nga fëmijëria ti i ke njohur Shkrimet e shenjta, të cilat mund të të japin urtinë që të çon drejt shpëtimit përmes besimit në Krishtin Jezu.
Lexo 2 Timoteut 3
Dëgjoj 2 Timoteut 3
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 2 Timoteut 3:10-15
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video