Falënderoj Perëndinë që e adhuroj me ndërgjegje të pastër si të parët e mi ndërsa të kujtoj ty pa pushim në lutjet e mia natë e ditë. Kur kujtoj lotët e tu, kam shumë dëshirë të të shoh, që të mbushem me gëzim. Më kujtohet besimi yt i sinqertë, që përpara teje e kishte Loida, gjyshja jote, dhe Eunika, nëna jote. Jam i bindur se këtë besim e ke edhe ti. Për këtë arsye po të kujtoj ta mbash gjallë dhuntinë që Perëndia të dha përmes vënies së duarve të mia. Perëndia nuk na dha shpirtin e frikës, por të fuqisë, të dashurisë e të maturisë.
Lexo 2 Timoteut 1
Dëgjoj 2 Timoteut 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 2 Timoteut 1:3-7
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video