Askush të mos ju mashtrojë në asnjë mënyrë, sepse ajo ditë nuk do të vijë pa ardhur më parë koha e mohimit të besimit dhe pa u shfaqur njeriu i paudhë, biri i humbjes. Ai do të kundërshtojë dhe do të ngrejë krye ndaj gjithçkaje që quhet Perëndi apo që ka lidhje me adhurimin e Perëndisë. Këtë do ta bëjë që të ulet vetë në tempullin e Perëndisë duke u vetëshpallur perëndi. A nuk e mbani mend se këto gjëra jua kam thënë kur isha ende me ju? Tashmë ju e dini se çfarë e pengon atë që të shfaqet kur të vijë koha. Fuqia e fshehtë e paudhësisë është tashmë në veprim, por që ajo të shfaqet plotësisht, duhet të largohet ai që e ndalon.
Lexo 2 Selanikasve 2
Dëgjoj 2 Selanikasve 2
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 2 Selanikasve 2:3-7
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video