Davidi u mërzit që ZOTI e goditi Uzain, prandaj e quajti atë vend Perec Uzah siç quhet edhe sot e kësaj dite. Atë ditë Davidi pati frikë nga ZOTI e tha: «Si mund ta sjell pranë vetes arkën e ZOTIT?». Prandaj Davidi nuk deshi ta merrte me vete arkën e ZOTIT në Qytetin e Davidit, por e vendosi në shtëpinë e Obed Edomit, gititit. Arka e ZOTIT ndenji tre muaj në shtëpinë e Obed Edomit, gititit. ZOTI e bekoi shtëpinë e tij dhe gjithçka në të. Mbretin David e lajmëruan e i thanë: «ZOTI e ka bekuar shtëpinë e Obed Edomit me gjithë ç'ka, për hir të arkës së Perëndisë». Atëherë Davidi shkoi dhe e solli me gëzim arkën e Perëndisë nga shtëpia e Obed Edomit te Qyteti i Davidit.
Lexo 2 Samuelit 6
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 2 Samuelit 6:8-12
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video