Kur Davidi u kthye për të bekuar shtëpinë e vet, Mikala, bija e Saulit, i doli para e i tha: «Çfarë nderi ishte ky sot për mbretin e Izraelit që u zhvesh para syve të shërbëtoreve dhe shërbëtorëve të tij, si të ishte një njeri i rëndomtë?». Davidi i tha Mikalës: «E bëra para ZOTIT që më zgjodhi në vend të atit tënd dhe shtëpisë tënde për të më vënë prijës mbi popullin e ZOTIT, Izraelin. Po, para ZOTIT do të lodroj! Do ta përçmoj dhe poshtëroj veten edhe më shumë, por shërbëtoret, për të cilat fole, do të më nderojnë». Mikala, bija e Saulit, vdiq pa lënë fëmijë.
Lexo 2 Samuelit 6
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 2 Samuelit 6:20-23
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video