Absalomi dhe të gjithë izraelitët që ishin me të hynë në Jerusalem. Edhe Ahitofeli erdhi me të. Kur Husha Arkiti, miku i Davidit, arriti tek Absalomi, i tha: «Rroftë mbreti! Rroftë mbreti!». Atëherë Absalomi e pyeti Hushain: «Kjo është besnikëria jote ndaj mikut tënd? Pse nuk shkove me mikun tënd?». Hushai iu përgjigj Absalomit: «Jo! Unë jam me atë që ka zgjedhur ZOTI, ky popull e mbarë Izraeli. Atij i përkas dhe me të do të qëndroj. Për më tepër, kujt po i shërbej? A nuk po i shërbej birit të tij? Siç i kam shërbyer tyt eti, ashtu do të të shërbej edhe ty». Atëherë Absalomi i tha Ahitofelit: «Këshillohuni se ç'duhet të bëjmë». Ahitofeli i tha Absalomit: «Shko me shemrat e tyt eti që ai i la për të ruajtur shtëpinë. Kur ta marrë vesh mbarë Izraeli si e ke turpëruar tët atë, përkrahësit e tu do të marrin forcë». Atëherë ngritën në tarracë një tendë për Absalomin dhe ai shkoi me shemrat e të atit para syve të mbarë Izraelit. Këshilla që jepte asokohe Ahitofeli ishte si fjala e Perëndisë. Këshilla e Ahitofelit vlerësohej shumë si në kohën e Davidit, ashtu edhe në kohën e Absalomit.
Lexo 2 Samuelit 16
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 2 Samuelit 16:15-23
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video