Joabi, biri i Cerujahut, e kishte kuptuar se Davidi dëshironte me gjithë zemër ta takonte Absalomin. Atëherë ai dërgoi njerëz në Tekoa, që t'i sillnin një grua të urtë. Joabi i tha: «Bëj sikur mban zi dhe vishu me rroba zie. Mos u lyej me vaj, që të dukesh si një grua që ka kohë që vajton për të vdekurin. Shko te mbreti dhe thuaji siç të them unë». Joabi e mësoi se ç'duhej të thoshte. Gruaja nga Tekoaja shkoi te mbreti, u përkul para tij me fytyrë përtokë e i tha: «Më shpëto, o mbret!».
Lexo 2 Samuelit 14
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 2 Samuelit 14:1-4
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video