Në ndërrimin e viteve, në kohën kur mbretërit dalin në luftë, Davidi dërgoi Joabin, shërbëtorët që ishin me të e mbarë Izraelin, për të shfarosur amonitët. Ata rrethuan Rabahun, ndërsa Davidi qëndroi në Jerusalem. Një mbrëmje Davidi u ngrit nga shtrati dhe filloi të shëtiste në tarracën e shtëpisë së mbretit. Nga tarraca pa një grua që po lahej. Ajo ishte shumë e bukur. Davidi dërgoi njerëz të pyesnin për atë grua dhe i thanë: «Kjo është Batsheba, bija e Eliamit, gruaja e Urjah Hititit». Atëherë Davidi dërgoi disa lajmëtarë për ta sjellë tek ai dhe fjeti me të. Ajo sapo kishte kryer ritin e pastrimit nga të përmuajshmet. Pastaj ajo u kthye në shtëpinë e vet.
Lexo 2 Samuelit 11
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 2 Samuelit 11:1-4
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video