Kur armiqtë u hodhën në sulm kundër Eliseut, ai iu lut ZOTIT e tha: «Të lutem, verboi të gjithë këta njerëz!». Atëherë Zoti i verboi, që të mos shihnin më, sipas kërkesës së Eliseut. Atëherë Eliseu u tha: «Nuk është kjo udha e as ky qyteti. Ejani pas meje e do t'ju shpie te njeriu që kërkoni». Kështu, Eliseu i çoi në Samari. Kur mbërritën në Samari, Eliseu tha: «O ZOT, hapua sytë këtyre njerëzve, që të shohin». Atëherë ZOTI ua hapi sytë e ja, ata ndodheshin në mes të Samarisë. Mbreti i Izraelit, sapo i pa, i tha Eliseut: «A t'i vras, ati im? A t'i vras?». Eliseu iu përgjigj: «Mos i vrit! A vriten me shpatë ata që zihen robër? Vëru përpara bukë e ujë, që të hanë e të pinë, e pastaj nisi te zotëria i tyre». Atëherë mbreti shtroi një darkë të madhe për ta e ata hëngrën e pinë. Pastaj mbreti i nisi e ata u kthyen te zotëria i tyre. Çetat e Aramit nuk erdhën më për të plaçkitur tokat e Izraelit.
Lexo 2 Mbretërve 6
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 2 Mbretërve 6:18-23
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video