Një nga gratë e bijve të profetëve iu përgjërua Eliseut e i tha: «Shërbëtori yt, burri im, vdiq. Ti e di se shërbëtori yt e druante ZOTIN. Tani ka ardhur një nga huadhënësit për të më marrë dy djemtë e për t'i bërë skllevër». Eliseu i tha: «Më thuaj, çfarë mund të bëj për ty? Çfarë të ka mbetur në shtëpi?». Ajo iu përgjigj: «Shërbëtores sate nuk i ka mbetur asgjë, përveç një qypi me vaj». Eliseu i tha: «Shko e merr hua nga fqinjët e tu sa më shumë enë të zbrazura që të mundesh. Shko në shtëpi me gjithë fëmijët dhe mbylle derën nga brenda. Pastaj hidh vaj në të gjithë qypat dhe çdo qyp që do të mbushet plot vëre mënjanë». Gruaja u largua, hyri në shtëpi me gjithë fëmijët dhe mbylli derën nga brenda. Ata i sillnin qypat e ajo i mbushte. Kur u mbushën enët, ajo i tha djalit të saj: «Më sill edhe një enë». Ai i tha: «Nuk ka më enë». Atëherë vaji u ndal.
Lexo 2 Mbretërve 4
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 2 Mbretërve 4:1-6
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video