Banorët e qytetit të Jerikosë i thanë Eliseut: «Siç e sheh edhe zotëria ynë, qyteti ynë ndodhet në vend të mirë, por uji është i keq dhe toka nuk është pjellore». Eliseu u tha: «Më sillni një enë të re të mbushur me kripë». Ata ia sollën. Ai shkoi te burimi i ujërave, hodhi kripën në të e tha: «Kështu thotë ZOTI: ja tek i shërova këto ujëra! Nuk kanë për të shkaktuar më as vdekje e as shterpësi». Kështu, ujërat e Jerikosë u pastruan. Ato janë të pastra edhe sot e kësaj dite, sipas fjalës që tha Eliseu. Prej andej Eliseu shkoi në Betel. Rrugës i dolën përpara disa djem të rinj nga qyteti dhe e tallën duke i thënë: «Ngjite maloren, o tullac! Ngjite, o tullac!». Eliseu u kthye për t'i parë dhe i mallkoi në emër të ZOTIT. Atëherë prej pyllit ia behën dy arusha dhe shqyen dyzet e dy djem të rinj. Prej andej Eliseu shkoi në malin Karmel e pastaj u kthye në Samari.
Lexo 2 Mbretërve 2
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 2 Mbretërve 2:19-25
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video