Vëllezër, dëshirojmë t'ju tregojmë për hirin e Perëndisë që u është dhuruar kishave të Maqedonisë. Në provën e vështirë të vuajtjeve, gëzimi i tyre qe kaq i madh, saqë u bënë shumë zemërgjerë, edhe pse ishin të varfër. Unë dëshmoj se ata dhanë me dëshirë, sipas mundësive, madje përtej mundësive të tyre. Ata na u lutën me këmbëngulje t'u jepnim nderin për të marrë pjesë në dërgimin e ndihmave në dobi të të shenjtëve. Ata jo vetëm dhuruan më shumë sesa shpresonim, por ia kushtuan veten së pari Zotit dhe pastaj neve, sipas vullnetit të Perëndisë. Kështu, ne i kërkuam Titit që, ashtu siç e kishte filluar tashmë, t'ju ndihmonte ta çonit deri në fund këtë vepër. Tani që jeni të begatë në gjithçka: në besim, në fjalë, në dije e në përkushtim të plotë, dhe tani që gëzoni dashurinë tonë, dëshirojmë të jeni të begatë edhe në këtë vepër.
Lexo 2 Korintasve 8
Dëgjoj 2 Korintasve 8
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 2 Korintasve 8:1-7
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video