përkundrazi, ne tregojmë se në çdo rrethanë jemi shërbëtorë të Perëndisë kur durojmë shumë mundime, kur jemi të pikëlluar, në nevojë, në vështirësi, kur na rrahin, kur na burgosin, kur ngrihen kundër nesh, kur na mundojnë, kur jemi pa gjumë, kur agjërojmë, me dëlirësinë tonë, me dijen tonë, me zemërgjerësinë, me mirësinë, me Shpirtin e shenjtë, me dashurinë e sinqertë, me predikimin e së vërtetës dhe me fuqinë e Perëndisë. Në të djathtë e në të majtë mbajmë armët e drejtësisë, edhe kur na nderojnë, edhe kur na përçmojnë; edhe kur na shajnë, edhe kur na lavdërojnë. Na mbajnë për gënjeshtarë, por ne themi të vërtetën; na trajtojnë si të panjohur, por në të vërtetë të gjithë na njohin mirë; na shohin si të ishim duke vdekur, por ja ku jemi gjallë; na ndëshkojnë, por nuk na vrasin dot; na brengosin, por ne kemi gjithmonë gëzim; jemi të varfër, por bëjmë të pasur shumë veta; nuk kemi asgjë, por në të vërtetë kemi gjithçka.