Ne e dimë se tenda në të cilën banojmë, domethënë trupi ynë tokësor, do të shkatërrohet, por ne kemi në qiej një tjetër banesë të amshuar, të ndërtuar nga Perëndia e jo nga duar njerëzore. Në këtë banesë njerëzore ne rënkojmë ndërsa presim me padurim të veshim banesën tonë qiellore. Kur të kemi zhveshur banesën tokësore, nuk do të jemi lakuriq. Ndërsa jemi ende në këtë tendë, rënkojmë nën peshën e saj, jo se duam të zhvishemi prej saj, por se duam të veshim banesën e re, në mënyrë që ajo që është e vdekshme, të përpihet nga jeta. Ai që na ka përgatitur për këtë gjë, është Perëndia. Ai na ka dhënë Shpirtin si kapar. Ne kemi marrë zemër dhe e dimë se, për sa kohë banojmë në këtë trup, banojmë larg nga Zoti, sepse jetojmë përmes besimit dhe jo përmes asaj që shohim. Ne kemi shpresë dhe parapëlqejmë të largohemi nga ky trup për të banuar pranë Zotit.
Lexo 2 Korintasve 5
Dëgjoj 2 Korintasve 5
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 2 Korintasve 5:1-8
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video