Me këtë bindje desha të vija së pari te ju, që të gëzoheshit dyfish. Doja të kaloja nga ju për të shkuar në Maqedoni e nga Maqedonia të kthehesha përsëri te ju, që të më përcillnit për në Jude. Kur vendosa të bëja kështu, mos vallë po veproja me mendjelehtësi? Mos vallë i marr vendimet sipas gjykimeve njerëzore, që të them «po» e «jo» njëherësh? Perëndia dëshmon se fjala jonë për ju nuk ka qenë «po» e «jo» njëherësh, se Biri i Perëndisë, Jezu Krishti, që e shpallëm mes jush unë, Silvani e Timoteu, nuk ishte «po» e «jo» njëherësh. Përkundrazi ai u bë «po-ja» e Perëndisë. Përmes Jezuit merr «po» çdo premtim i Perëndisë, prandaj përmes tij ne lavdërojmë Perëndinë duke i thënë «Amen». Është vetë Perëndia ai që na forcon bashkë me ju në jetën me Krishtin, ai që na vajos, dhe ai që na ka vulosur duke vënë Shpirtin e tij në zemrat tona si kapar.
Lexo 2 Korintasve 1
Dëgjoj 2 Korintasve 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 2 Korintasve 1:15-22
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video