Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

2 Kronikave 20:5-13

2 Kronikave 20:5-13 AL1

Atëherë Joshafati u ngrit në këmbë para bashkësisë së Judës e të Jerusalemit në tempullin e ZOTIT, para tremes së re, e tha: «O ZOT, Perëndi i etërve tanë! Ti je Perëndia i qiejve dhe ti sundon mbi të gjitha mbretëritë e kombeve. Në dorën tënde është forca dhe pushteti e askush nuk mund të të bëjë ballë. Ti, o Perëndia ynë, i dëbove banorët e kësaj toke para popullit tënd, Izraelit, për t'ia dhënë përgjithmonë pasardhësve të Abrahamit, mikut tënd? Ata banuan në këtë tokë e ndërtuan një shenjtërore për nder të emrit tënd e thanë: Nëse na zë ndonjë fatkeqësi, luftë gjakatare, murtajë apo uri, do të qëndrojmë para këtij tempulli në praninë tënde, sepse në këtë tempull banon vetë emri yt, do të të thërrasim për ndihmë në kohë vështirësish dhe ti do të na dëgjosh e do të na shpëtosh. Ja, tani po na sulmojnë amonitët, moabitët dhe malësorët e Seirit, nëpër tokat e të cilëve nuk e lejove Izraelin të kalojë, kur doli nga vendi i Egjiptit. Izraeli iu shmang trojeve të tyre e nuk i shfarosi. E tani, ata po na e shpërblejnë duke na sulmuar e duke dashur të na dëbojnë prej trashëgimisë që na dhe ti. O Perëndia ynë, a do t'i lësh pa i ndëshkuar? Ne nuk kemi aq forcë sa t'i bëjmë ballë gjithë kësaj morie, që po vjen të na sulmojë, e ngaqë nuk dimë çfarë të bëjmë, i kemi sytë vetëm nga ti». Tërë banorët e Judës, me foshnja, gra e fëmijë, qëndronin në këmbë para ZOTIT.