Atëherë, atje në mes të bashkësisë, Shpirti i ZOTIT erdhi mbi Jahazielin, birin e Zakarisë, të birit të Benajahut, të birit të Jejelit, të birit të Matanjahut, një levit nga pasardhësit e Asafit, e ai tha: «Dëgjoni me kujdes, o banorë të Judës e të Jerusalemit dhe ti, o mbret Joshafat! Kështu ju thotë ZOTI: “Mos kini frikë e mos u tmerroni nga kjo hordhi ushtarësh, se nuk do të luftoni ju, por Perëndia. Nesër hidhuni në sulm kundër tyre. Ata do të ngjiten përpjetës së Cicit e ju do t'i prisni në skajin e luginës që ndodhet kundruall shkretëtirës së Jeruelit. Nuk do të jeni ju ata që do të luftoni. Ju do të qëndroni atje në këmbë e do të shikoni sesi ZOTI, që është me ju, do të korrë fitore. O Judë dhe ti, o Jerusalem, mos kini frikë e mos u tmerroni. Shkoni nesër për t'u ndeshur me ta e ZOTI do të jetë me ju”». Atëherë Joshafati u përkul deri në tokë e mbarë populli i Judës e i Jerusalemit ranë përmbys para ZOTIT dhe e adhuruan. Levitët, që ishin nga familjet e kohatitëve dhe të korahitëve, u ngritën për të përlëvduar ZOTIN, Perëndinë e Izraelit, me zë të lartë.
Lexo 2 Kronikave 20
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 2 Kronikave 20:14-19
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video