Pastaj Davidi u kthye te dyqind burrat që ishin ndalur te përroi i Besorit e nuk e kishin ndjekur Davidin, se kishin qenë të rraskapitur prej udhës. Ata dolën ta takonin Davidin e burrat që ishin me të. Davidi u afrua e i përshëndeti. Disa njerëz të këqij e të poshtër, që kishin shkuar me Davidin, thanë: «Këta nuk erdhën me ne, prandaj nuk do t'u japim asgjë prej plaçkës që kapëm. Të marrin vetëm gratë e fëmijët e vet e të ikin». Davidi u tha: «Vëllezërit e mi, mos veproni kështu me ç'na dha ZOTI. Ai na ruajti e na e dorëzoi hordhinë që na sulmoi. E kush do t'u vërë vesh fjalëve tuaja! Si ata që shkuan në luftë, edhe ata që ndenjën me pajisjet do të marrin pjesë të barabarta». Që nga ajo ditë, ky është rregull e zakon në Izrael deri më sot.
Lexo 1 Samuelit 30
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Samuelit 30:21-25
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video