Në fushë hasën një egjiptian, e çuan te Davidi e i dhanë bukë e ujë. I dhanë edhe një copë bukëfiqe e dy vile rrushi të thatë. Ai hëngri dhe i erdhi shpirti në vend, se nuk kishte ngrënë e nuk kishte pirë për tri ditë e tri net. Atëherë Davidi e pyeti: «I kujt je e nga vjen?». Ai iu përgjigj: «Jam djalosh egjiptian, shërbëtor i një amalekiti, por imzot më braktisi para tri ditësh, se u sëmura. Ne plaçkitëm Negevin e Keretit, Negevin e Judës dhe Negevin e Kalebit, ndërsa Ciklagut i vumë zjarrin». Davidi i tha: «A po më çon te kjo hordhi?». Ai i tha: «M'u beto për Perëndinë se nuk do të më vrasësh e nuk do të më dorëzosh tek imzot dhe unë do të të çoj tek ajo hordhi». Kur i çoi tek amalekitët, ata ishin shpërndarë anekënd vendit e po festonin me prenë që kishin plaçkitur nga toka e filistinëve dhe e Judës.
Lexo 1 Samuelit 30
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Samuelit 30:11-16
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video