Mbërriti te vatha e dhenve që ishte rrugës. Atje ishte një shpellë. Sauli hyri aty për të kryer nevojat. Në atë shpellë ishte fshehur Davidi me njerëzit e vet Atëherë njerëzit e Davidit i thanë: «Ja, sot është dita. ZOTI, Perëndia yt, të pati thënë se do të ta dorëzonte armikun tënd që të bësh me të si të duash». Davidi u ngrit e preu tinëz një copë nga petku i Saulit. Më vonë Davidit i erdhi keq që i preu rrobën Saulit. Pastaj u tha njerëzve të vet: «ZOTI më ruajt, t'i bëj ndonjë gjë timzoti e të ngre dorë kundër të vajosurit të ZOTIT. Ai është i vajosuri i ZOTIT». Davidi i qortoi njerëzit e vet me këto fjalë e nuk i lejoi t'i suleshin Saulit. Sauli doli prej shpellës e vijoi rrugën.
Lexo 1 Samuelit 24
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Samuelit 24:4-8
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video