Davidi iku që andej dhe ia mbathi për te shpella e Adulamit. Kur e morën vesh, vëllezërit dhe tërë shtëpia e të atit shkuan tek ai. Me të u bashkuan të gjithë ata që ishin ngushtë, që kishin marrë hua e që ishin të pakënaqur. Davidi u bë prijësi i tyre. Ishin rreth katërqind vetë. Davidi u nis që andej, shkoi në Micpah të Moabit e i tha mbretit të Moabit: «Të lutem, lejoji tim atë e time më të rrinë me ju derisa të marr vesh se çfarë do të bëjë Perëndia me mua». I solli te mbreti i Moabit e ata banuan me të gjatë gjithë kohës që Davidi u strehua në fortesë. Profeti Gad i tha Davidit: «Mos rri më në fortesë, por shko në tokën e Judës». Davidi shkoi e mbërriti në pyllin e Haretit.
Lexo 1 Samuelit 22
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Samuelit 22:1-5
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video