Atëherë Ana u lut: «Zemra ime ngazëllohet në ZOTIN, ZOTI ma ngriti ballin lart. Kam gojë të flas para armiqve të mi, se në shpëtimin tënd gjej gëzim. S'ka të shenjtë si ZOTI, përveç teje s'ka tjetër. Nuk ka shkëmb përveç Perëndisë tonë. Mjaft me mburrjet e me buzët krenare, se ZOTI është Perëndi i urtë, çdo vepër ai e peshon. Harku i trimave thyhet, të këputurit ngjishen me fuqi. Të ngopurit shesin veten për një copë bukë, ndërsa skamnorët s'kanë më uri. Lind beronja shtatë fëmijë, por shuhet gruaja me shumë bij. ZOTI vret e sjell në jetë, plandos në skëterrë e ngre që andej. ZOTI varfëron e pasuron, përul e lartëson. Ngre nga pluhuri të vobektin, prej hedhurinave të varfrin, që ta ulë me fisnikët e t'i japë për trashëgimi fronin e nderit, se ZOTIT i përkasin shtyllat e tokës, mbi to botën e vendosi ai. Ai ruan këmbët e besnikëve të tij, të paudhët do të heshtin në terr, se prej forcës s'do të ngadhënjejë njeri. Kundërshtarët e ZOTIT do të dërrmohen, kur prej qiellit ai të shkreptijë. Do ta gjykojë ZOTI çdo skaj të tokës e fuqi do t'i japë mbretit të tij, do t'ia ngrejë kokën lart të vajosurit të vet».
Lexo 1 Samuelit 2
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Samuelit 2:1-10
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video