Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

1 Samuelit 17:28-37

1 Samuelit 17:28-37 AL1

Eliabi, vëllai i madh, e dëgjoi kur po fliste me njerëzit, u zemërua e i tha: «Përse erdhe? Me kë i le ato pak dhen në shkretëtirë? Të njoh mirë, je mendjemadh e zemërzi! Erdhe vetëm për të parë betejën». Davidi iu përgjigj: «Çfarë bëra tani? Vetëm një fjalë thashë!». Pastaj Davidi iu drejtua edhe dikujt tjetër dhe i bëri të njëjtën pyetje. Populli i ktheu të njëjtën përgjigje si më parë. Saulit i treguan se ç'kishte thënë Davidi dhe dërgoi njerëz ta thërrisnin. Atëherë Davidi i tha Saulit: «Të mos e lëshojë zemra asnjërin për shkak të tij. Shërbëtori yt do të shkojë të luftojë me këtë filistin!». Sauli i tha: «Nuk ia del dot të luftosh kundër këtij filistini, se ti je djalosh e ai është luftëtar i regjur». Davidi i tha Saulit: «Shërbëtori yt i ka shërbyer të atit si bari dhensh. Kur vinte ndonjë luan apo ari dhe grabiste ndonjë dele prej kullotës unë e ndiqja pas, e godisja dhe e shpëtoja delen prej gojës së grabitqarit. Kur më sulej, e kapja për krife, e godisja dhe e vrisja. Shërbëtori yt ka vrarë luanë e arinj dhe ky filistin i parrethprerë do të përfundojë si ata, sepse nguci aradhet e Perëndisë së gjallë». Davidi tha: «ZOTI, që më shpëtoi prej kthetrave të luanit e të ariut, do të më shpëtojë prej dorës së këtij filistini». Sauli iu përgjigj: «Shko, ZOTI qoftë me ty».