Samueli mori enën me vaj dhe e zbrazi mbi kryet e Saulit, pastaj e puthi e i tha: «ZOTI të vajosi si prijës për trashëgiminë e tij. Kur të largohesh sot prej meje, do të takosh dy njerëz pranë varrit të Rakelës, në tokën e Benjaminit, në Celcah. Ata do të të thonë se i kanë gjetur gomaricat që po kërkoje dhe se yt atë në vend që të shqetësohet për gomaricat shqetësohet për ju e thotë: “Çfarë të bëj për tim bir?”. Pastaj, kur të kalosh përtej e të mbërrish te lisi i Taborit, do të takosh tre njerëz që po shkojnë për të kërkuar Perëndinë në Betel. Njëri prej tyre do jetë duke mbajtur tre keca, tjetri tri bukë të rrumbullakëta e i fundit një kacek me verë. Do të të përshëndesin e pastaj do të të japin dy bukë të rrumbullakëta, të cilat do t'i marrësh. Më pas do të mbërrish në Gibeah Elohim, ku gjenden çetat e filistinëve. Kur të hysh në qytet, do të takosh një turmë profetësh, që po profetizon teksa zbresin prej faltoreve në vende të larta, duke i rënë lirës, dajres e qestes. Shpirti i ZOTIT do të vërshojë mbi ty e ti do të fillosh të profetizosh bashkë me ta. Do të shndërrohesh në një njeri tjetër.
Lexo 1 Samuelit 10
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Samuelit 10:1-6
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video