Elkanahu me mbarë familjen e tij shkoi për t'i kushtuar flinë vjetore ZOTIT dhe për të përmbushur kushtin e tij. Por Ana nuk shkoi me të, sepse i tha të shoqit: «Vetëm pasi ta ndaj nga gjiri do ta sjell djalin e do ta paraqes te ZOTI, që të jetojë atje përherë». Elkanahu, i shoqi, iu përgjigj: «Bëj si të të duket më mirë. Rri derisa ta ndash nga gjiri. ZOTI e përmbushtë fjalën e tij!». Kështu, Ana ndenji për të mëkuar të birin derisa e ndau nga gjiri. Pasi e ndau nga gjiri, ajo e solli të birin në Shiloh bashkë me një mëzat tre vjeçar, një kilogram miell dhe një kacek vere. Djaloshi ishte ende i vogël. Si e therën mëzatin, e sollën djaloshin tek Eliu dhe ajo tha: «Të lutem, imzot, pasha jetën tënde, unë jam ajo gruaja që pati ndenjur me ty këtu duke iu lutur ZOTIT. Për këtë djalë u luta dhe ZOTI ma plotësoi kërkesën që i bëra. Prandaj dhe unë po ia fal ZOTIT. Sa të jetë gjallë, djaloshi do t'i përkasë ZOTIT».
Lexo 1 Samuelit 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Samuelit 1:21-28
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video