Në të vërtetë, para Ahabit askush nuk e kishte shitur shpirtin si ai, për të bërë çka është keq në sytë e ZOTIT, por e nxiti Izebela, gruaja e tij. Ahabi bëri gjëra shumë të pështira dhe u dha pas idhujve, ashtu siç kishin bërë amoritët, që ZOTI kishte dëbuar para syve të izraelitëve. Kur dëgjoi fjalët e Elisë, Ahabi shqeu rrobat, u vesh me grathore dhe agjëroi. Flinte i veshur me grathore dhe ecte kokulur. Atëherë fjala e ZOTIT iu drejtua Eli Tishbitit e i tha: «A e ke parë sa është përulur Ahabi para meje? Për hir të përuljes së tij para meje, nuk do ta dërgoj fatkeqësinë mbi shtëpinë e tij sa të jetë ai gjallë, por do ta sjell gjatë mbretërimit të të birit».
Lexo 1 Mbretërve 21
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Mbretërve 21:25-29
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video